Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Mimoza GJETAJ
GJITHÇKA E MBULUAR ME LOT MALLI.!
———————————————————-
Lulja e shpresës i humb petalet
Dhembjen ma rrëmbeu heshtja
Gjunjët me dridhen ,
Krahët më janë prerë
Fuqia më ka braktisur…
Pluhuri i mallit më mbulon
Të më zhdukë nën hirin e harresës
Më mungon zëri yt
Çdo qelizë shpirti
Çdo rrahje e jotja .
Ndihem bosh …
Më mungojnë orët e vona me ty
Zhurma .. kafet e mëngjesit
Ah …sa herë thërras me vete ku je ?
Unë jam aty ku me le birë
Te pragu i rrugicës që të mori me vete
Ditën qe ike pa më thënë lamtumirë
Rrugëtimin tim e mendova pranë jush
Jam ulur këtu ..
Me gotën mbushur me fatin e vetmisë
mundohem të harroj lotët e dhimbjes
Në këto ditë të përhimëta
Gënjej veten se çdo gjë është një ëndërr
Ndoshta kur të kthehesh
Poshtë lotëve do mundohesh të gjesh
Një copë buzëqeshje të hidhur…
Kam humbur dhe arsyen
humnera e harresës më është bërë bashkudhëtare
Ftohtësia e shpirtit përqafon ditët e mia
Ike pa më thënë lamtumirë …
Heshtur në prag të derës të pres
Shpresoj të dëgjoj ndonjë zë të ëmbël
Me lotët e tharë dhe me shpirtin mundur prej mallit
Pres ….
Sytë nuk më mbyllen dot
Pa parë edhe një herë dritën e buzëqeshjeve tua…
/www.QendraPress.com/