Promovohet projekti ‘InMotion’ në Prizren
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me Ivana Živkovic, ndihmëssekretaren e përgjithshme dhe ndihmësadministratoren e UNDP-së, si dhe me Nuno Queirós, shefin e UNDP-së në Kosovë, Dudley Tarlton, zëvendëspërfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Johannes Stenbaek Madsen, shefin e bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, dhe Rita Glavitza, Shefen e Zyrës së Agjencisë Austriake për Zhvillim, realizuan një shëtitje në qendër të Prizrenit. Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të shqyrtojnë nga afër rezultatet e projektit “InMotion”, i cili mbështetet nga UNDP, si dhe të vlerësojnë panelet solare të instaluara në objektet e Komunës së Prizrenit. Projekti synon të promovojë trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon. “Gjithmonë është kënaqësi të takosh miq dhe partnerë të çmuar, si dhe të vizitosh prizrenasit e suksesshëm në biznese,” tha Totaj. Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve lokale dhe partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit