Çaste poetike me poeten :Nasia XHEMALAJ

JU KA NDODHUR ?!…

—————————————–

Ju ka ndodhur të shkoni në Atdhe,

dhe të trishtoheni pa shkak,

për ca çështje e arsye që nuk gjejnë zgjidhje ,

e neper dhëmbë thua -më mirë që jam larg.

Ju ka ndodhur të shkosh për pushime,

e mbi trotuar të shihni makina të parkuara,

dhe në një park një qen të ngordhur ,

të vjen të mbyllësh hundët me duar.

Ju ka ndodhur tē marësh çadër me vete,

të shkosh të lahesh në një nga gjiret e detit,

të del një ish e të thotë serbes,

-zotëri(zonjë) e kam të blerë vendin.

Ju ka ndodhur të merrni shazllon,

e të shtrihesh për qefin e vet,

në krahë të keni një fqinj “kurioz”.

që çdo çast pa lidhje të flet.

Të ka ndodhur të shkosh nëpër zyra,

për një çështje që pas ka mbet,

në skaner të syrit të peshon zyrtarja,

nga vjen e sa ke në xhep.

Të ka. ndodhur të të sëmuret një i afërm,

dhe të shohësh një doktor që duket si i mpirë,

pasi ti luan dorën në xhep ,

gjallërohet me një buzëqeshje të shtirë.

Ju ka ndodhur të shkoni nê Atdhe,

të shihni ca gjeste ,ca gjëra pa drejtim,

mos e thyej gjuhën nëpër dhëmbë,

mos thuaj -më mirë që s’jam në vendin tim…

/www.QendraPress.com/