Çaste poetike me poetin :Feim BLLACA
I FALA GJITHÇKA JETËS
————————————
I fala gjithçka jetës
Sot i mallkoj ,vitet
Ditën kur kam lindur
Për bindjen time
Jeta qenka,
si një shfaqje teatrale
me ngjarje dhe personazhe
gjithfarë.
Fillim e mbarim një tragjik-komedi
Botë e qëndisur
Me penj shumëngjyrësh
Jam,
Një botë më vete,sa i takon jetës
Në të kundër je vetëm
Një skllav i saj.
/www.QendraPress.com/