Fryma e së dielës poetike me poeten;Shyrete DEMAJ
Ndjenjë bosh
—————————
Ndjenjë bosh
Pa ngjyra
pa tinguj
pa zëra
Ndjenjë memece
Ndjenjë shurdhe
e verbër
Ndjenjë pa shtyllë kurrizore
verterbër
Ndjenjë pa ajër
pa frymë pa oksigjen
Ndjenjë që s’e zë
vendi vend
Ndjenjë vakum
gropë në zemër
krater
Ndjenjë që të mundon
shpirtin t’a merr…
Ndjenjë e braktisur
e shashtrisur
Ndjenjë..
me telekomandë kurdisur.
/www.QendraPress.com/