Çaste poetike me poeten:Blerina PËLLUMBI
Në qiellin e ëndrrave
———————
Magjishëm në qiellin e ëndrrave,
Më lini me retë të vrapoj.
Me yjet le të gjëmojë kënga,
Shpirti me ëngjëjt le të fluturoj’.
Fjalët le të flakërojnë si shkëndija,
Që zgjojnë të gjallët e hekurt,
]Më lini dhe këngën ta nis,
Jashtë kësaj bote si një i vdekur.
Kjo tokë është varosur ka kohë,
Bashkë me të një copëz e shpirtit tim.
Se nuk ndjej më të dëgjohet,
Mirësia, paqja i madhi shpëtim.
Më lini sot të këndoj pa zë,
Aty ku fillon zgjohet vetmia.
Më lini të sodis edhe yjet,
Të zgjohem aty ku lind dashuria.
Më lini me hënën të këndoj,
Argjënd varur në horizont.
Vetëm aty gjej unë paqe dhe këngë.
Kjo botë memece harroi ti këndojë.
By Blerina Pellumbi Francë 20.10.2024
/www.QendraPress.com/