Çaste poetike me poeten; Dafina Lira MUÇKA
Kur del hëna !
————————-
Kur del hëna pesëmbëdhjetë
Gjithë nur e gjithë lezet
Për mbi mal e për mbi det
Diellin dashuruar e pret
I thotë diellit të mos ikë
Që të puthen e një çikë
Që të shprehin dashuritë
E të përqafojnë gjithë
Edhe dielli dashuruar
Për mbi det vasiluar
Hënën fort kish përqafuar
Dashurin kishin shijuar
Yjet lart vezullonin
Hënën sot e martonin
Bashkë me diellin e uronin
Hënën sot e trashëgonin
Toka kishte marrë dritë
Ishin bashkuar hyjnitë
Qoftë e lumtur si kjo ditë
Se po lidhen dashuritë
/www.QendraPress.com/