Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Shire DHIMA

Me lindi dhe një fëmijë!

—————————–

E bëra padashje një fëmijë

Tek lozja me dashurinë

Tek luaja,të pashë,me pe

Aty fëmija gjeti fole.

E ndjeva tek lëvizte ngadalë

S’e dija për vajzë a për djalë

Rritej si lulja,rritej çdo ditë

Kur pashë një ditë ,të çelte syt.

Lindi ,lindi vajza ime sorkadhe

Në bahçen e shpirtit,lëviza sa gardhe

Donte hapsire vajza të rritej

Në litarë qielli,filloi të ngjitej.

Filloi të numëroj yjet me radhë

Arushën e madhe priste me ardhë

Hëna gjinjtë kish mbushur plot

I futej vajza,nuk dilte dot.

Në rrugën e qumështit donte të futej

Një orbit rreth saj ,sa shumë I lutej

Galaksi e madhe,sa shumë mister

Dritaret mbyllur,s’duket as derë .

Vajza mes yjesh u dashurua

Sa nektar yjesh me jepte mua

Perla me dritë,thurte rreth gushës

“Perla e Vargut,”si diell mes fushës.

Kjo ishte bija,lindi shqiponj

Nuk lejon fjalën,ti vritet shkronjê

E prek me shpirt,detin me dallgë

Magjia e saj ,ilaç për plagë.

Dilni e shihni këtë sorkadhe

Natyrë’s se njeriut,si la livadhe

Belin e hollë,shtatin selvi

Rritur pas hënës,mban drit në gji

/www.QendraPress.com/