Fryma poetike e së mërkurës me poeten;Lubi H. TOTA

TI S’KE VDEKUR, SOT KE LE!

—————————————-

Hej Kosovë moj ballë stolisur,

Djemtë e tu çdo ditë luftojnë,

Për atdhe e derdhën gjakun

Me shqiponjat fluturojnë .

Ty dëshmor Afrim Bunjaku,

Për atdhe, nuk tu dhimb jeta,

Të mbështoll, Shqipja në Flamur,

Sot ke le, n’kto troje t’vjetra.

Gjaku yt vadit Kosovën,

Freskon trojet shqiptare,

Nuk ke vdek Afrim Bunjaku

Sot me shqipet hedhën valle ,

Do të ngelesh nëpër shekuj,

Në çdo kohë, e në çdo vënd,

Luftëtari sypatrembur

Me Shqiponjat bën kuvend,.

Të kujtojmë me krenari .

Se të till e lypin trojet ,

Sot s’ke vdekur por ke le,

E hedh vallen me dëshmorët.

Penë e pushkë për ty do flasin,

Nëpër mote,e nëpër shekuj,.

Gjaku yt vadit kto troje .

Ti për ne kurrë s’ke me vdekur .

/www.QendraPress.com/