Çaste poetike me poeten;Fatbardha Xhani MYSLIMAJ
NË MOSHËN E GJETHES
———————————–
Në moshën e sythit
Cicëroja me zërin e zogut
Fjalë begatie.
Kur shkova,
Në moshën e lules
Shpërndaja polen nëpër fusha.
Në moshën e frytit
Mend u shisja të gjithëve
Për shijen e ëmbël të jetës.
Tani jetoj moshën e gjethes
Lëkundem e zverdhem,
Kam frikë të bie…
23.10.2019
/www.QendraPress.com/