Çfarë bëri Shaqir Totaj për Prizrenin?-Shkruan: Hasan BALA/prof /
Kryetari, Shaqir Totaj (se bashku me stafin e vet), bëri një punë të madhe në mandatin e tij. Mendoj se puna e tij do te mbetet gjatë në kujtesën e qytetarëve të Prizrenit. Përpos tjerash, shtroi e rregulloi të gjitha trotuaret e rrugëve kryesore të qytetit me kalldrëm… u bë një punë e mirë dhe punë e madhe. E shtroi dhe rregulloi Sheshin Shatërvan si asnjëherë më parë. Por… mbi të gjitha këto që u përmendën, nëpër keto rrugë që u permenden, u bë një punë kolosale në heqjen e sistemeve të vjetra të ujësjellësit dhe sistemit të vjetër të kanalizimit dhe u b ë vënia e sistemimeve të reja gypore, që nuk është bërë ndoshta që nga koha e pushtuesve turq a serb… Respekt të thellë për gjithë këtë punë të madhe që bëri për Prizrenin! E i shkoftë puna mbarë deri ne fund të mandatit, edhe sa kohë ka në dispozicion
24 tetor 2024 ~ HHB ~ marr nga FB/www.QendraPress.com/