Çaste poetike me poeten;Bujana MALAJ
KUSH ËSHTË….?
Është vjeshtë , nuk ka rëndësi
është dimër këtë e di
është pranverë apo verë
në ç’do stinë hapet kjo derë.
Është akull n’akullnajë
është shpirti brenda saj
është gjithshka që duhet me qenë
ikën shpejt e ngadalë vjen.
Gjë a gjëzë është dhe vetë fabul
të kap keq kur don me t’kapun
është melhem e ma shumë zeher
n’grimca t’saj gjendesh i dehur.
Sikur gjethja kacavirret
brenda lëkurës të përdridhet
thuaje pra se cila jam
pa dashni krejt ke shku dëm.
L’kura veshët tan mornica
nuk jam dredhëz as boronica
jam dashnia e mos qofsha
midis territ të kafshofsha.
Jo bre n’terr po ku t’ketë dritë
t’puth qerpikun e t’puthi sytë
si tespi n’dorë të kokrroj
lumi unë kam ç’ka kallëzoj.
tetor2024….b/m
/www.QendraPress.com/