Çaste poetike me poeten;Shyrete DEMAJ
Një ditë
———————–
do të mërzitem me ty
I hidhëruar
s’më flet
as më hedh një sy.
Një ditë kur
pranë meje nuk je
E nuk më jep
atë përqafim
me sy,
buzëqeshje
a veç me vështrim..
Atë ditë,
dritë
nuk do të më bëjnë sytë
Loti i mallit tënd
I ka mbytë…
Sh. D
/www.QendraPress.com/