Çaste poetike me poeten;Fatime KALIMASHI
DASHURI E FSHEHTË
—————————————
Ne duhemi e kujt nuk i themi
Edhe nëse flet e gjithë bota
Njëri-tjetrit i japim gjithçka nga zemra
Dashuria nuk do fjalë të kota
Jeta është vuajtje nëse dashuria mungon
Edhe gjatë ditës edhe kur flemë në gjumë
Jeta është jetë vetëm kur dashurojmë
Të ëndërrojmë dritë e të duhemi shumë
Unë ndihem e lumtur veç kur ka dashuri
Të lëmë mënjanë urrejtjen e xhelozinë
Se jeta është fjollë bore
Ndaj ta duam njerëzinë
/www.QendraPress.com/