Fryma poetike e së dielës me poeten: Rajmonda Shyta KOLVANI
Qetësi
——————-
Qetësi, natë,
Liqeni fle
Në shtrat të artë.
Mbi majën
E malit të Thatë,
Në një fron madhështor
Shkëmbinjsh të lartë,
Nemes,
Perëndi e ndëshkimit
Ulur ri në pritë,
Të ndjekë
Dhe robër të kapë
Kush mbrëmjes
i prish qetësinë.
18/6/2024
/www.QendraPress.com/