Fryma poetike e së dielës me poetin:Sahit F.OSMANI
DREJTQËNDRIMI YT
——————————–
Ishe një hap a dy para vetes,
Arrite ta njohësh të dijes lartësi.
Padashur u gjete në shkretëtirën e gënjeshtrës,
Nuk u mashtrove
Nga përmasat e saj vrasëse,
Por shkove drejt oazave të së vërtetës.
Pasi e shove etjen me ujin e së vërtetës
U bëre diell e jetën fillove ta rrezatosh me dashuri.
Tash ngjitesh shkallëve të jetës,
E kthjellët, e pastër, e bardhë,
Hulumton gjithë universin,
Ardhmëria duhet të jetë e mbarë!
Me dashuri e mirësi rritet jeta,
Bëhet lis kurorë madh
Bëhet bjeshkë që s’përkulet.
Guximi njerëzor e mund të keqen
E jeta shndërrohet në kopsht
Më të madh se Kopshti i Edenit,
Ku çelin lulet me polenin e përjetësisë.
Dashuria qenka
Urë që i bashkon njerëzit! /www.QendraPress.com/