Çaste poetike me poeten:Nexhi BAUSHI

TE FLUTUROJE E BERA

———————————

Malet krahët përkulën,

në pëllëmbë më ulën,

rrezet e diellit këputa

të fluturojnë i bëra

atje ku mbretëronte nata!

Hëna retë shpërndau,

ndriçimin Tokës ia dhuroi.

buzëqeshjen ja vodha.

të fluturojë e bëra.

në buzët e fëmijës të gëzoi!

Fushat n’pranverë gjijtë zbuluan

me lule margarit me rrethuan

piklat e vesës mblodha

të pikojnë i bëra

në sytë e tharë të gruas!

Deti dallgët përplasi

mbi shkëmbinjtë e thepirë

guximin e Zgalemit mora

të fluturojë e bëra

në gjoksin eshkë të një burri!

/www.QendraPress.com/