Ka ndërruar jetë Bashkim Kryeziu , ish veprimtar i dalluar i Këshillit të Financave të Prizrenit.
Posa morra lajmin e trishtë se paska ndërruar jetë papritmas Bashkim Kryeziu, një ish veprimtar shumë i dalluar i Këshillit të Financave të Prizrenit. Bashkimi një jetë të tërë ka qene në shërbim të atdheut. Gjatë kohës së okupimit ishte një atdhetar i përkushtuar i lirisë, Ai ka qen njëri nga anëtarët e Këshillit të Financave që me përkushtim të plotë ka shërbyer në arsimin e Prizrenit, Dhembja bëhet edhe më madhe , kur sot, pata rastin të bëjë një copë udhe nga ‘’Tabahanja ‘’ deri tek Ura e Gurit bashkërisht dhe më tha se po shkon me pa si do të bëhet heqja e kioskut pasi po rregullohet ajo pjesë e ‘’Shatërvanit’ kjo më shtoi dhembjen dhe trishtimin për njeriun e atdhetarin e të sakrificës Bashkim Kryeziu, I lehtë i qoftë dheu i Kosovës, që aq shumë e ka dashur./www.QendraPress.com/