Çaste poetike me poetin: Luan SHESHI
NËN TINGUJ NOSTALGJIE
———————————–
Nën tinguj nostalgjie,
të gjatat shtegtime,
kambanë që nuk bie,
ndrydhur në harrime…
Kitarë telë-ndryshkur,
e heshtur sa më s’ka,
vetmia lule e vyshkur,
pluhërim…i bërë kala…
E koha si murgeshë,
mërgon ca menduar,
tek rrezja buzëqeshë,
mes reve mjergulluar…
Nën tinguj nostalgjie,
kujtimesh…i trullosur,
këmbanë që nuk bie,
prej mallit e plagosur…
/www.QendraPress.com/