Fryma poetike e së mërkurës me poeten: Kimete Zahiti TERNAVA.

Ka gjëra…

—————————–

Ka gjëra që unë nuk i kuptoj,

momente që më duken të njëjta

fjalë që më lëndojnë,këngë që s’dua ti dëgjojë!

Njerëz që më mungojnë,kujtime që ma thejn zemrën,

ndjenja që s’mund ti mbajë

lot që vinë krejt papritur

Ka momente kur unë se kuptoj veten,

ndonjëherë nuk di çka dua?

Thonë se koha shëron të gjitha plagët,

mirëpo unë them se njeriu veçse mësohet të jetoj!

Ka gjëra rreth meje plot kur më bëjnë të mendoj

e unë vrapoj te kthina ime ku më pëlqen të jem

krejt vetëm dhe të lundroj nëpër detin e mendimeve të mia!

Nuk e di pse më pëlqen kaq shumë të rri vetëm?!

Ndonjëherë them , më mirë kështu sesa të rrish

e dëgjosh njerëz që nuk ja vlen!

Ka shumë gjëra që më lidhin me mua dhe çudi si skam harruar asgjë!

Më kujtohet çdo moment, çdo ngjarje nga rinia ,

më mungon shumë ajo kohë

ka ngjarje që s’jau kemi ditur vlerën

ka momente që më pëlqen të rri e të mendoj

dhe nesër me ritmin e njëjtë filloj.

Ka gjëra ka plot…që më bëjnë të kthehem e

ti rikujtoj si ishim dikur dhe si jemi sot.

/www.QendraPress.com/