Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Hatixhe Çollaku ADEMAJ
Jetë e “keqjetuar”
———————————-
Më thanë:
Jetë është shuuumë e lehtë
Por ti s’ke ditë për ta jetuar
E unë
… si bungu i vjetër
Dritën e zjarrin që mban breda
Degët e shpirtit gjithë jetën
I kam mbushur… e rënduar!
Nga lëvore n’kohë zhveshur
E nga degët e krasitura
Fibra tabakësh janë krijuar
N’ta është shkru histori e vjetër
Brezat e ri për t’mos harruar!!!
E mbi filizë rigjeneruar
Nëpër stinë në behar
Bilbilë… e korba kanë qëdruar
Ç’nuk kam ndjerë
E ç’nuk kam parë…
Si një bimë rritur në kohë
Rrathë- rrathë vitet paluar
Aty mu në shtatin tim
Jetëpërshkrimi rri i shkruar
Aaaa duhet ditur gjuhën e bungut
Për ta lexuar e kuptuar…
Sa jam i vjetër…. sa “peshoj”
Një vend nderi ta meritoj!!!
/www.QendraPress.com/