Reportazh-Planeja tashmë po merr pamje të re dhe të bukur, por shumë familje nga atje janë shpërngulur,,,
Për shkak të kushteve jo të mira dhe në kërkim të një jete më të mirë, 100 familje pas lufte janë shpërngulur nga ky fshat. Fshati Planejë pas Luftës së Dytë Botërore, shndërrohet në çerdhe të atdhetarëve që nuk pajtoheshin me regjimin jugosllav dhe PKJ-në dhe vepruan disa vite në male për ta kundërshtuar riokupimin serb. Në këtë aspekt duhet veçuar atdhetarin Hajdar Malokun, i cili ishte në atë kohë në dy fakultete në Itali dhe profesor në gjimnazin e Prizrenit. Në luftën e fundit të UÇK-së, ky fshat shërbeu si shtegu me i suksesshëm për bartje të armatimit. Përmes Planejës u furnizuan me armatim me mijëra luftëtarë. Ndër të parët veprimtarë të furnizimit ishte Hajdar (Gusha) Kasolli e me vonë ky fshat u shndërrua i tëri në shtëpi furnizuese për UÇK-në për çka u bombardua nga forcat okupuese serbe në tërësi, duke mos mbetur as edhe një shtëpi në këmbë. U sulmua me artileri serbe edhe Teqeja e tyrbja dhe shkolla e këtij fshati. Pleneja si vendi më i afërt me Majën e Pashtrikut, në njërën anë dhe në anën tjetër më afër nga dy vendbanimet mesjetare të Pashtrikut T’BANA dhe TRUMSHI ka luajtur rol të rëndësishëm në strategjinë e mbrojtjes kombëtare.
Kështu fillimisht na kthen tek luftërat e Skënderbeut që është e njohur Shpella e Grave në mes Planejës dhe Kalasë së Skënderbeut, shpellë që ka shërbyer për mbrojtje në rast të sulmeve të ndryshme ndër luftëra edhe në kohën osmane. “Planeja në kohën e Lidhjes Shqiptare do të njihet përmes Sheh Tahirit, i cili ishte themelues i Teqesë në këtë fshat dhe bashkëluftëtar i Ymer Prizrenit e Abdyl Frashërit. Ndërsa në periudhën e Pavarësisë së Shqipërisë, Planeja do të bëhet e njohur përmes atdhetarit të këtij vendi Sheh Sylejmani, i cili ishte bashkëveprimtar i Hasan Prishtinës e Bajram Currit dhe veprimtarëve të tjerë të çështjes kombëtare”, Zenun Shehu, thekson se Planeja ka pasur emër e respekt jo veç në Has, por në të gjitha trojet shqiptare, porse nga paslufta tregon se Planejën e kanë lëshuar 100 familje. Gjatë verës probleme me ujin e pijshëm . Shumica e këtyre banorëve, tregon ai, gjatë dy muajve të verës përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Ai tregon se tashmë sado që kushtet janë përmirësuar, vetë reliefi i largët i Planejës ka bërë që nga fshati të largohen familje të tëra. Por Planeja mbetet fshat i traditës i bukës dhe bujarisë/www,QendraPress.com/