Çaste poetike me poeten;Lavdije HOXHA

Ndoshta!!

———————————-

E di që një ditë do iki nga kjo botë,

E di që vetmuar do ju lë,

Për mua nuk dua të derdhni lot,

Nuk dua ceremoni, nuk dua asgjë.

Ndoshta dikush do thotë, sa mirë që shkojë,

Ndoshta dikush për mua do qajë,

E di që mungesën time do ta ndjeni,

Po ju lë librat në vargjet e tij, mua do më gjeni.

E di që një ditë unë do të shkoj,

Shumë fjalë do fliten për mua,

Unë vetë nuk do jem , që ti dëgjoj,

Do ketë dhe nga ata që do të më duan

Të gjithë do ikim nga kjo botë,

Askush këtu nuk do jetojë,

Lum kush fjalën e mirë e thotë,

Gjer ne fund të udhëtimit, do të gëzojë.

Se kjo botë kështu është krijuar,

Disa vijnë dhe disa shkojnë,

Kjo botë këtu është për të mësuar,

Dhe në botën tjetër , të gjithë do ta provojmë.

/www.QendraPress.com/