Jeshkova heroike  vazhdon të frymoj atdhetarisht

               Data e 11 Marsit,është një koiçidencë e  nismës së  demonstratave të  vitit 1981, kurse 25 vite  pas luftës Jeshkova , kur shënonte 11 marsin tani më të njohur edhe si “Beteja e Jeshkovës”,të  thuash ky fshat  ishte rizgjuar më mallin e dikurshëm. Me mallin e Jeshkovës trime ndër shekuj. Por, sot fshati kishte një  pranverë me një mot  të butë dhe Jeshkova  ishte nikoqir I shumë familjarëve të familjeve të dëshmorëve,veteranëve të luftës,zyrtarëve komunal, pastaj FSK-ja, dhe qytetarë të ardhur edhe nga Shqipëria. Për fshatin  folën disa ish  luftëtarë të kësaj nëne duke theksuar se kjo betejë  është ajo lavdi që  ishte  cytje e papërsëritshme si luftëtarëve lirisë  duhet të vdisnin për atdhe  dhe për liri. Jeshkova, dukur kishte 70 shtëpi, të cilat merreshin kryesisht me blegtori dhe disa  nga këto familje kishin mësyer edhe atëbotë kurbetin e largët. Kujton pjesë të  evokimeve para lufte në Jeshkovasëve njëri ndër veprimtarët e këtij fshati Fidan Shala. Jeshkova  ka një traditë të bujarisë dhe trimërisë,sepse  familjet  Shala, Krasniqi etj ishin  bërë oda të përbashkëta jo vetëm për përgatitjet e luftës së  fundit , por edhe më  herët.  Tani  fshati ka  50 shtëpi, dhe  janë  shumica e  familjeve  që kanë shkuar në Prizren e disa  prej këtyre  gjenden  jashtë Kosove edhe  ende nuk kanë marrë vendim të kthehen. Banorët e këtij fshati  pasi që e dinë fshatin e tyre dhe kushtet se si dikur është jetuar në një  frymë bashkëpunimi.  Kurse  banorët e këtij fshati ankohen  në faktin se  Jeshkova  po mbetet në  pleq ,pse  të thuash gati  gjithë të rinjtë  po  ikin nga këtu, Shumica  po  ikin drejte Italisë, Sllovenisë dhe shteteve tjera. Pastaj veprimtari Xheladin Krasniqi, vazhdon  të ankohet se kushtet janë ende të rënda këtu. Edhe pse  komuna  ka bërë investime këtu ende kemi problem ankohen ata . Nxënësit  këtu nuk mund të ndjekin mësimet  vetëm deri në klasën e  pestë pastaj duhet të udhëtojë mbi pesë kilometra deri në Hoq të  Qytetit. Infrastrukturën  komuna është munduar të na ofrojë  pak më të mirë, përderisa  organet qendrore  kam përshtypjen se  ende nuk e dinë në hartë që  është një fshat me emrin Jeshkovë, Edhepse Beteja e Jeshkovës dihet se ishte ndër ato të lavdishmet jo vetëm brenda  ZOP-it por në gjithë  Kosovën. Papunësia  po na i humb të rinjtë pohon Fidan  Shala. Familja Shala ka dhënë për liri  tre dëshmorë e dy martirë, Jeshkova lidhur me trimërinë e  komandant Agim Shala,i cili  erdhi nga Italia. Ai  ishte shembull e një djalë tri të ditur  që  në këtë fshat thuhej. “Nga guri i Gjermanit e në Pashtrik  snajperi i Agimit nuk e huq” pra ishte një snajperist perfekt dhe një djalë i kalitur për atdhedashuri.” Këto I kujton bashkëluftëtari I tij Zafir Berisha tash deputete në parlamentin e Kovës  dhe ish  komandant I kësaj ane .Banorët e Jeshkovës vazhdojnë të bëjnë jetën e pazhurmshme, në mes maleve dhe  me të vetmen ankesë që kanë është fakti se nuk duan që të rinjtë të ikin nga këtu. Ata pastaj mendojnë se nuk e dijnë se çfarë u duhet jeta pa  ata. Komuna në anën tjetër pohojnë se në Jeshkovë është investuar mjaftë,kemi ngritur asfaltin deri këtu, pastaj kemi ngritur infrastrukturë rrugore si dhe nëntokësore. Fshati ka pesë dëshmorë të kombit,dhe ende ka hallin e pesë të zhdukurve që nuk e dinë fatin e  tyre, Familjarët e të zhdukurve vazhdojnë të bëjnë jetën mes shpresës dhe mes  vdekjes siq  tha plaku Ymer Shala. Burimet e këtij fshati dhe vreshtat e Jeshkovës dikur ishin të njohur, por  tani më vreshtat janë vetëm djerrinë  sepse  krahu i punës ka ikur  jashtë Kosove. Banorët  pos parasë së kurbetit mundohen të mbijetojnë edhe me ndonjë  copë toke  e ndonjë  bagëti, sepse  këtu  vetëm  kështu  arrihet të mbijetohet. Frika se nga këto 50 shtëpi  mund të shpërngulen edhe mëtej i frikëson këta banorë, “Ne jemi mësuar si një familje dhe secila shpërngulje na copton zëmrën “ pohuan pleqtë  Jeshkovës. Derisa  prof dr Simir Krasniqi .historian   nga  ky fshat  evokon kujtimet e  shumta  që kishte dikur  ky fshat, Fshati  ishte njëra nga çerdhet e lirisë. Këtu u kaliten  shumë gjenerata  të  lirisë tregon ai .Mirëpo ai tregon se brenga  tepër e madhe  këtij fshati vazhdon të mbetet pikërisht mërgimi. Tashmë kjo plagë  edhe I ka dëmtimet e  veta jo vetëm në Jeshkovë  për në  gjithë  Vërrinin. Ai tregon se sipas disa shënime që ka arritur të tubojë vetëm në fshatrat e Vërrinit ka mbi 300 shtëpi tashme të mbyllura nën dry. Aty tashmë  nuk  banon askush pos ndonjë puhimi. Nese kësaj I shtohet  numri  se  secila  familje  mund të kishte së paku tre nxënës  kjo do të thotë se janë afër 1 mijë nxënës  që I mungojnë  këtij rajoni.  /www.QendraPress.com/