Fryma  poetike e së dielës me poeten:Vasilika BABO

FISNIKERIA

——————-

Për fisnikërinë është folur gjate gjithë jetës,

Si virtyti me i rralle qe gjendet ne ketë botë.

Nuk thyhet ne shpirt ,sado vite te shkojnë,

S’përkulet kollaj, e s’pranon te derdhe lot.

Mbetet një krenari qe kryet i mban lart.

Në erërat e kohës përplaset me force.

Është dallge deti plot shkume te bardhe,

qe s’tretet, por rikthehet pranë bregut e forte.

Nuk shkrihet te tretet si akull i lëmuar,

Rend e papërkulur si një kalë ne hapësirë.

Përballet sa here kur pa te drejte e kane lënduar,

Zemrën e mban te pastër, te bukur e te dlire.

Di te dalloje çdo synim furtune te ashpër,

Qe kërkon me urrejtje ta rrezoje përtokë.

E te mos ngatërroje rrezen e arte te diellit,

qe fal nxehtësi dhe e lulëzon ketë bote….!

/www.QendraPress.com/