Fryma poetike e së dielës me poeten:Matilda BROZI
Kam humbur në shtigje pakrye!
————————————–
M’kërko dikah
…mbase gjen diçka nga unë,
Copëza të mbetura udhëve në kërkim të fatit.
Kërko për mua, në m’gjen ndonjë gjurmë.
Jam diku e plogësht, e heshtur,
Duke kritikuar veten,
Rrethuar me pyetje statujën e qenies sime.
Dyshoj edhe n’hijen që më ndjek nga pas.
E pafytyrë egoja e portretit tim!
Fytyrë e grisur në telajo mirazhesh.
Kërko për mua! …mbase vazhdoj të jetoj akoma,
Nën qiellin e vrenjtur me rrebeshe sakrificash.
Nën të njëjtin diell që përvëlon shpresa,
Kërkomë për mua atje ku fshihen botët hijerënda.
Kam humbur veten, duke kërkuar veten!
U trajtova si miniaturë e fshehur midis ëndrrash!
…e që vdiqën mbas gjumit,
…kërko për mua në m’je miku im!
Kërko e më gjej të lutëm!
Mbeta i arratisur në botën time të humbur.
Me gjej e masandej lëmë të vdes!
Por me gjej vetëm sa vetes t’i përulem…
@Matilda Brozi
/www.QendraPress.com/