Çaste poetike me poeten;Hamide AXHAMI
RRUGËTIM ME DHIMBJE
——————————-
Me hapa të ngadalësuar.
Si shportë pas t’vjelave..!
Princeshë e përhumbur.
Në oborrin mbretërorë ajo mbërriti.
Kështjellën e gjeti gjysmë të rrënuar,
e me mbretëri të shkatërruar.
Tryezën shërbyesit e kishin shtruar
Ngrenë dolli me gota të zbrazura
Princeshën e pa fat për ta uruar.
Mbretëreshë pa kurorë atë e emëruan
U shtri në shtrat të huaj,
nën vellon e ëndrrave ajo u mbulua.
H.Axhami
/www.QendraPress.com/