Çaste poetike me poeten;Shyrete DEMAJ
Ta fsheha vështrimin
————————–
Aty në cep syri
Hutonte verbonte
rrez’ e atij dielli
Ta lashë një puthje
Aty në cep buze
Më shkrepi mesnatës
Shkëndijë e një muze
Në cepin e ëndrrës
Ta lashë një copë t’zemrës
Mesnatës me yje
Nën vellon e hënës..
/www.QendraPress.com/