Çaste poetike me poeten;Mimoza ÇOBO
MBETA HËNË E PËRGJYSMUAR…
————————————————–
Porsi yll ndriçon papritur,
flokëve më hedh kurorë
dhe lë pas një tis të ndritur
dhe lë pas një meteor.
E më lë gjirit ca mall,
mall që më përvëlojnë,
në fole më lë mes valëve,
edhe ikin,edhe shkojnë.
Porsi hënë,rri duke pritur,
të pushoj një çast kjo borë,
ca kristale rrinë mërzitur,
mbi gjethenjomën kurorë.
Bëj t’i shkrijë dhe si shkrij dot,
janë ngrirë ,janë gurëzuar.
Nuk e di,a do të ndritësh sot?!
Mbeta pragut,hënë e gjysmuar.
/www.QendraPress.com/