Fryma poetike e së mërkurës me poeten: Sofia ARAPAJ

Aleksandriane’!

————————–

Kur murin

t a ngrinin pa llaç!

Kur murin

t a ngrinin pa tullë

unë qaja e qaja për ty,

lusja, e lusja

ustallallarë,

Po përse?

Përse unë e ti

nuk dëgjonim mistri?!

Tani, që të dy mbetëm jashtë

s ka çelës që e hap më këtë mur,

sa punëra për të bërë bashkë,

e nuk do të mundemi kurrë…

.

Kur murin

e ngrinin me bllok,

portës po i vinin një kyç,

ti qaje e qaje për mua,

e lusje e lusje një hiç.

Po përse?

Përse, unë e ti

nuk dëgjonim mistri…

/www.QendraPress.com/