Komuna e Prizrenit ndihmon fermerët me  ndarjen e 57 krerë  mëshqerrave dhe lopëve

Në kuadër  të  ndihmave ndaj blegtorëve  sot,komuna e Prizrenit, gjegjësisht  drejtoria e bujqësisë, ndihmon fermerët me  ndarjen e 57 krerë  mëshqerrave dhe lopëve, ku me këtë rast në  ndarjen e  këtyre  bagëtive morën pjesë edhe nënkryetari i komunës  Kujtim Gashi dhe drejtori i bujqësisë  Bexhat Bytyçi. Fillimisht  nënkryetari  ka ndarë   edhe  certifikatat  për  blegtorët  fitues, Pastaj ai tha se  ne  do të vazhdojmë si komunë të ndihmojmë  zhvillimin e blegtorisë,  prandaj edhe kemi ngritur edhe   buxhetin e kësaj drejtorie. Urojmë  që  edhe mëtej  do të   ndihmojmë  bujqësinë e  komunës tonë dhe  vazhdoi

Drejtori Bexhat Bytyçi  tha se  sot  po ndajmë 57 krerë  mëshqerrave dhe  lopëve , që  janë   të përshtatura  edhe për kushtet e  klimës  së Kosovës  dhe kryesisht këto  janë të  ardhura nga  Çekia  që  kanë  kushte klimatike  siç  i kemi edhe ne këtu në  Kosovë.. Nje  lopë   ka kushtuar 2480 euro, derisa  përfituesit  me këtë rast kanë  participuar vetëm 15  për qind të  çmimit, tha  drejtori Bytyçi.

Derisa  përfituesit Egzon Shala  nga  Jeshkova dhe  Besim Gashi,nga  Arbanasi i ultë  i pari falënderon komunën dhe mendon se nga  kjo  punë   edhe mund te jetohet mirë nëse i përkushtohesh. Derisa  Besim Gashi mendon se   vështirë është   me këtë  zeje  të mbijetohet sepse   çmimi  qumështit ende  është  qesharak  sepse  është vetëm 43 centë, apo siq  shprehet ai më lirë se një litër  ujë, derisa  ushqimet për bagëti vazhdojnë të  jenë  shumë të larta.

Projekti i  sotëm  i  drejtorisë së bujqësisë  kap vlerën prej 141 mijë e 360 euro, kurse   kusht  për   përfituesit ishin ata që kanë  pasur  5  e më shumë lopë   në shtëpi gjegjësisht në stallë.