Çaste poetike me poeten;-Blertë Tmava VESELAJ
NDOSHTA
————————————-
Ndoshta një shkëndijë do zgjohet pastaj
E do të ngrihet thellë diku në mua
Ndoshta prapë zemra do të dijë të dashurojë
Si asnjëherë në jetë të mos kishte dashuruar.
Ndoshta dhe ti një ditë e kupton
Se mëngjeset i pret një ditë e re
Me lutjet dhe lotët që mesnatat lënë pas
Të dashurosh vërtet nuk është aq e thjeshtë.
/www.QendraPress.com/