Çaste poetike me poeten  ;-Ana BALLIU

Mjerë nënat apo mjerë fëmijët!?

————————————————-

Mjerë nënat që s’flasin por zemra u qan,

Një heshtje e errët që shpirtin ua than,

Duan të japin, të mbrojnë, të rritin,

Por krahët e lodhur heshtin veç britmën.

Mjerë fëmijët që s’dinë ç’të presin,

Në rrugë të pafundme pa faj vrapojnë,

Mes ëndrrave bosh, fëmijërinë shesin

Në prehërin e botës që kurrë s’i deshi

Mjerë nënat apo mjerë fëmijët?

Një pyetje e rëndë, një zemër që rënkon,

Mes lotëve të tyre rrjedh po ajo dhimbje,

Dashuri dhe dhimbje që askush s’e shëron.

/www.QendraPress.com/