Çaste poetike me poeten;-Blerina PELLUMBI
Dashuria e vërtetë
—————————————-
Ti doje të luaje me dashurinë e brishtë
Ta vije në provë dhe ta tjetërsoje
E barazove dhe me shpirtin tënd të ngrirë
Por kurrë nuk mendove si mund ta harroje
Ajo dashuri kishte krahë të arta
Kishte brenda saj sytë e tu plot shkëlqim
Ajo ruante të shenjta buzët e tua të zjarrta
E çmendej pas teje në çdo përqafim
U mundove ta vrasësh me fjalë, pëshpërima
Ajo ringjallej dhe në heshtje këndonte
Çuditshëm ti shihje dhe dëgjoje në gjumë
Dashurinë që vriste si plumb zemrën përshkonte
U mundove dhe të ikje në dashuri të tjera
Por si kjo , një mirazh, nuk gjete më askënd
Ajo dashuri e çmendur të ruante përhera
Edhe kur ti për të nuk kishe më as zë….
/www.QendraPress.com/