Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Seti Pezaku VLADI
MJEGULLA
—————————-
Shaloi mjegulla e vjeshtës kalin e muzgut,
zajesh e luginash tinëzare rrëshqet,
një shpat mali djegur gjithë et
e mori mjegullën në gjirin e vet.
Tërë natën mjegulla volli lagështirë,
të nesërmen në ag me erën u tret,
shtrydhet shpati nga rrënja në majë,
pret diellin të dalë me rreze ta thajë.
@seti pezaku vladi
/www.QendraPress.com/