Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Asllan MIFTARI

VARGU

———————————

Plagjiaturë bën me vetveten

Nëse një objekti i vërtitesh disa herë

Duket se përcjell ndjenjë tek lexuesi

Por në të vërtetë, vargu nuk mbart vlerë !

PENA

Mjaft shkruajte për lavde penë

Se çdo krahinë ka lavde, e nga një histori

Shkruaj për paqe e dashurinë

Paqja e dashuria, shërojnë sot njerëzinë !

LIDERI

———————-

Lider nuk bëhesh dot

Se pozon me një udhëheqës a politikan

Lider të bën puna e ndershmëria

Përkushtimi që i bën vendit tënd !

ARTISTI

————————

Nëse s’ përcjell, ç’ këndon shpirti

Artist s’ bëhesh dot

Treten vlerat, vdes origjinaliteti

Para dëgjuesit je kot më kot !

TALLAVA

————————-

Si melodi e fyellit me një vrimë

Tra – la – la…., zhurmë e pambarimtë

Tallava, një fillim i pa fund

Një pafund-zhurmë e pakuptimtë….!

.

Copyright@Asllan Miftari

Kukës – Albania

/www.QendraPress.com/