Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Irena HOXHA
KRATER I SHPIRTIT
——————————
Ranë fjalët, si dardhët nën pemë,
fluturuan mendimet, si zogjtë kur lënë folenë!
Dhe shkuan ditët, dhe muajt shkuan,
dhe folenë e shpirtit, më nuk e zgjuan!
Mbyllur si kanatat, errësira kish zaptuar,
dhe plagët, si një krater vullkani, ishin formuar!
KORNIZA E JETÊS
————————————–
Sytë e vjeshtës të plogët e të tharë
lakuriqēsia, ngjyrat ja kish marrë!
Të zbehur, të lëkundur, të përhumbur
dhe të trishtē,
tokën e uritur e vishnin,
si fëmija i lindur me këmishë!
Në gjirin e saj të epur si në koma rënë
në kornizên e jetës, ëndërrat kishin lënë!
/www.QendraPress.com/