Çaste poetike me poeten;-Ajne IBËRHYSAJ
NËNTORI
———————–
Drita e frymës, plot mirësi
u brymos në trupin tim të brishtë.
Dhimbja dhe gëzimi u bënë një,
u përkundën në djepin e shpirtit tim.
Vallëzova me dhimbjen e gjetheve,
doja t’i ngrija lart në qiell,
doja që trishtimi të vallëzonte me erën,
Qielli t’i përqafonte fort,
ta bënte tokën nentor të nëntorëve
Dimri s’ka mëshirë;
E unë a do t’i përqafoj përsëri?
këto gjethe te vjeshtes
në pranverën time!
/www.QendraPress.com/