Çaste poetike me poeten;-Anila TOTO

Ca pikla shiu

———————–

Ca pikla shiu

ranë nga qielli

drejt e në shpirtin tim!

Kështu natyra,

parajsa dhe ferri,

nisin të gllabërojnë mjerinë.

Ca pikla shiu

ranë që lart

Thua të më bekuar?!

Se zemra ime

mbushet art,

kur ndihet e lënduar.

&  &  &

Një ditë e re

—————

Kjo ditë e re

meriton nje festë

Vetëm për Diellin që ka atje lart.

Për atë paqe

që sjell mes nesh

E na bën të ndihemi…

Të barabartë.

/www.QendraPress.com/