Përurohet  renovimi i plotë  i SH.F.M.U.’’Heronjtë e Lumës’’në  Vërmicë.

Sot, është organizuar përurimi i renovimit të plotë  i SHFMU ‘’ Heronjtë e Lumës ‘’ në  Vërmicë, ku me këtë rast   përurimin e bënë  solemnisht  udhëheqës të shkolis dhe  ustait bashkë më kryetarin e komës  Shaqir Totaj dhe drejtoresha e arsimit Luljeta Veselaj Gutaj. Me këtë rast  fillimisht  Emir Saramati, drejtor i shkollës ‘’Heronjtë e Lumës’’ ka  falënderuar  kryetarin Totaj dhe  drejtorinë e arsimit, ku tashmë  në këtë  shkollë tha  janë krijuar kushtet më të mira  për nxënësit  tanë. Kryetari i komunës Shaqir Totaj. Së pari  ka përshëndetur  nxënësit , pasi  ky venet organizohet  për këta . ‘’Unë  them gjithmonë kur kemi promovime të këtilla i konsiderojë së këto investime janë investime për të ardhmen . Sepse e ardhmja  e kombit janë  pikërisht këta  nxënës..Kushtet këtu tashëm i keni shumë të mira. Arsimi është pika me e ndjeshme dhe prandaj investimet që  bëhen në arsim janë  vete investime për të ardhmen’’ tha kryetari Totaj .

Drejtoresha e DKA-së Luljeta Veselaj Gutaj,   tha se fillimi  vitit të  ri shkollor nuk  se si të  fillojë  me mirë, kur  ka një renovim të plotë të  shkollës  kjo është  dhurata me mire  .Drejtoria e arsimit po punon me  përkushtim kudo jemi  vetëm për ju dhe me ju që nxënësit , ta kenë  një jetë me të mirë  tha drejtoresha e arsimit Bujar Pulaj, kryetar i BL në Vërmicë  me këtë rast ka përshëndetur  të  pranishmit. Sot,është një nderë e kënaqësi për renovimin e tërësishëm të kësaj shkolle. Kjo është një punë e përbashkët .Shkolla jonë është një vend ku nxënësit  marrin dije për të ardhmen. Dua të falënderojë  kryetarin Totaj dhe  DKA-në  kjo shkollë është ndërtuar për ju nxënës prandaj ta gëzoni e ju  faleminderit tha ai .Pas kësaj u shfaq  një  program i pasur artistik. Ku nxënës të kësaj shkolle   kënduan e recituan vargje të bukura.