Papërgjegjësi, mungesë kujdesi apo patologji e urrejtjes nga kriza identitetit. –Shkruan;Hisen BERISHA,Deputet.

                  Deklarata arsyetuese e Ministrisë së Mbrojtjes për të arsyetuar vetëvetën për vdekjen tragjike të pa arsyetueshme të Liman Musliut, pjesëtar i MM/FSK,është tërësisht e papërgjegjshme dhe e pandërgjegjëshme. Kur bëhet fjalë për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ata përfaqësojnë vendin tonë në çdo moment, pavarësisht nëse janë në shërbim apo jo. Ministria ka një detyrim moral dhe institucional të kujdeset për mirëqenien e tyre, si dhe për kushtet në të cilat ata punojnë. Nuk mund të largohemi nga përgjegjësia thjesht sepse një pjesëtar i FSK-së nuk ndodhet në detyrë në atë moment. Kjo qasje është një mungesë respekti ndaj sakrificës dhe përkushtimit të ushtarëve tanë. Aq më tepër se puna dytësore duhet lejuar me ligj dhe puna e çdo pjesëtari edhe në ditët e vikendit duhet të jetë e ditur për ministrinë. Kurse tendenca për t’u mbuluar me atë se pjesëtarë të forcës janë civilë e të uniformuar, nuk është mbuluesë pasi Ligji për Shërbim në Forcë bën ekuivalentimin e gradave dhe rangjeve me pozitat civile në aspektin e përgjegjësisë, llogaridhënies, pasi mobilizimi luftarak i përfshinë të gjitha kategoritë. Fshirja e njoftimit nga faqja e ministrisë është një tjetër veprim që ngre dyshime dhe e bën situatën edhe më indikative për organin e akuzës. Ky është një akt që tregon mungesë transparence dhe përpjekje për të fshehur përgjegjësinë. Ministria duhet të kishte dhënë një shpjegim të plotë dhe të qëndronte pas deklaratës së saj, nëse besonte se kishte vepruar drejt. Largimi i njoftimit është një pranim indirekt se diçka nuk ishte në rregull me qëndrimin e tyre. Kjo përkon më shumë me efektin elektoral në emër të të cilit e kanë kalkuluar heqjen e qëndrimit dhe mos sqarimin e rrethanave të cilat e shtyen në humbje të jetës së pjesëtarit të Forcës. Këtu ka hapëdirë për hetim nga Prokuroria Speciale, meqë kemi të bëjmë me situat të formalizuar ligjërisht. Ky manipulim kriminal e përqmues i situatës është një ofendim jo vetëm ndaj ish-pjesëtarit të FSK-së, por ndaj të gjithë ushtarëve që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë. Të pretendohet se ministria nuk ka përgjegjësi për njerëzit që mbajnë uniformën e shtetit apo bartin përgjegjësi nga domeni i sigurisë e mbrojtjes, qoftë edhe jashtë orarit të punës, është një mungesë respekti ndaj sakrificës dhe përkushtimit që ata tregojnë çdo ditë. Deklarata e tyre sugjeron që vlera e një ushtari është e kufizuar vetëm brenda orarit të punës, çka është absurde dhe e padrejtë. Përkujdesi ndaj pjesëtsrëve të Forcës është i ligjëruar mbi parimin e kujdesit përmes politikave të shërbimit “nga djepi, deri në varr”. Kapacitetet ushtarake të forcës ngriten mbi parimin e ushtrisë profesioniste “një herë ushtar, tërë jetën ushtar” ndaj ashtu siç janë në shërbim të sigurisë e mbrojtjes së vendit e popullit tërë jetën, ashtu edhe përgjegjësia e përkujdesi i shtetit për ta është i përjetshëm, edhe pas pensionimit si veteran të ushtrisë, deri në ceremoninë e varrimit. Kam parë e dëgjuar dhe kam ngritur zërin për raste të shumta ku pjesëtarë të FSK-së, për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve jo të mira të shërbimit, detyrohen të punojnë jashtë orarit për të siguruar të ardhura shtesë për të mbajtur familjet. Kjo është një situatë shqetësuese që ndikon direkt në moralin dhe përkushtimin e ushtarëve tanë. Nuk mund të jetë në nivelin e përgjegjësisë e motivimit si ushtar profesionistë, nëse detyrohet që pas orarit zyrtar në shërbim, të kryejë punë dytësore i shtyrë nga kushtet sociale. Është nën nivelin e dinjitetit të ushtarakut të detyrohet të punojë roje kazinosh e diskotekash, shpërndarës picash apo taksi (çka e kam parë e përjetuar vetë), ku trajtohet nën nivelin e edukimit ushtarak nga punëdhënës që nuk e nderojnë por e poshtërojnë nëse e krahasojnë nivelin e patriotizmit shtetëror që i karakterizon njerëzit në uniformë, çizme dhe nën armë. Shteti duhet të kujdeset që ata që na mbrojnë dhe përfaqësojnë, të kenë kushte të dinjitetshme, që të mos kenë nevojë të kërkojnë burime të tjera të ardhurash për të mbajtur familjet e tyre. Familja e ngushtë e ushtarakut janë brengë e shtetit/ushtrisë qoftë për kushtet sociale, shendetit, arsimit dhe akomidimit për banim. Në rastë se bashkëshortja e ushtarakut ashtu si edhe bashkëshorti i ushtarakës nuk punon, detyrohemi në mbështetjen me pagë të atj që s’punon për përkujdesje të fëmijëve. Edhe sistemi i tatimit në të ardhura të pjesërarit/es që shërben në Forcë determinohet nga statusi civil i tij/saj. Kjo situatë është një dështim i politikave që duhet të mbështesin dhe të përmirësojnë kushtet e jetesës për pjesëtarët e FSK-së./www.QendraPress.com/