Çaste poetike me poeten: Gjelina Maçi Keçi
Ëndrra të ushqyera me qumësht dielli
————————————————
Brenda zemrës time është një diell,
që rri gjithnjë ndezur
çelësin e ke ti.
Nëpër dhoma të saj
harlisen ëndrrat për ty
Ushqehen me qumësht dielli
fluturojnë majë bjeshkëve,
Atje ku digjen yjet
konaqeve me hënë.
Në livadhe të shpirtit
ka mbirë pranverë,
që rrok dashurinë e kaltër
Lumi i mallit të bardhë,
vërshon qenies time.
Me forcën e nje urugani
ndjenja për ty zapton çdo pikë gjaku
përshkon kupën qiellore skaj më skaj
Me fantazinë e saj niset
për të parë Perëndinë tënde se mos kotet,
Pastaj zbret brigjeve të detit të imazhit të syve tu.
E unë i frikohem trekëndëshit të Bermudes,
Mos, o Zot të më flejë ora pa të parë,
Prapë të buzëqeshur asaj rrugës duke më ardhë.
/www.QendraPress.com/