Çaste poetike me poetin:Mark GJETJA
Ngjyra Vjeshte.
——————————
Me ato faqe kuq si shega,
sytë e tu sa herë i shoh,
ato buzë sa herë ti preka,
puthjet kurrë mos i harro.
Një herë qielli shpejt u nxi,
trupit tim ajo mbështete
nuk e pritem atë stuhi,
si ylber fushës së blertë.
Né flokë kopse porsi flutura,
zëri i sajë si melodi ,
fustani me krahë të shkurtra,
frynte erë e binte shi.
Dallgé e detit ti fshije lotët,
unë të pres gjersa té vish,
deri sa nata të ftohet
ti përcjellë puthjet sërish.
Natë e bardhë fillojë té bjere,
larg e shoh bregut si hije,
hëna kokën e ka nxjerré,
madhështi ,sa mijëra yje.
Vjeshta ngjyrat i ka zgjedhur,
trupin tënd e ka qëndisur,
era frutat i ka derdhur,
gjoksin tënd e ka stolisur.
Natës pimë nga një gotë verë,
një tato kishe në qafë,
të dhashë puthjen menjëherë,
mbi lëkurë që mori flakë.
/www.QendraPress.com/