Çaste poetike me poeten:Drita DEKAJ
Dita bëhet pranverë.
—————————–
Në kafene kur hyn
thonë s’ka rëndësi pagesa.
Me rëndësi është personi
T’jet njeri me vlera.
Dhe kështu bëmë sot
Ne të dyja bashkë.
bëmë muhabet.sikur njohja jonë
ka kaluar shumë vjet.
Faleminderit mikja ime
Ishte kënaqësi.
Zoti ti shtoftë të mirat
E t’bekoft me familje ty.
Përsëri do takohemi
Kur të kemi mundësi.
Shoqëria e pastër
Ka vlerë e është flori.
/www.QendraPress.com/