Çaste poetike me poeten:Kristina Ndoci TINA

Rrugëtim mjerimi në ëndërr

—————————————–

Sa herë në ëndrra unë futem,thuajse çdo orë,

aq të qarta para meje sikur i shoh në pasqyrë,

gjithçka rreth meje m’duket mbuluar me dëborë,

flokët e buta të së cilës më ngrijnë në fytyrë.

E ndjej sikur ka ardhë një fenomen aq mizor,

që nuk më le të kaloj aq shkujdesur malet,

a rruga e gjate,shumë e gjatë këtë Nëntor,

nuk ka pushim e askush nuk mund të ndalet.

Rreth meje lart e poshtë sikur psherëtin era,

e cila më fut mua flokët e dëborës në sy,

ftohtë,ngricë,lodhje,sa larg është pranvera,

si për inatin tonë era e ftohtë vazhdon të fryjë.

Thellë rreth meje është heshtja me kilometra,

dëgjohen vetëm hapat e ngadalshme t’kalimtarëve,

si një melodi e njëtrajtshme nga orkestra,

e atyre që mbajnë

shpresë si figurë e lypsarëve.

Ata ecin me pelerinat e palltot e tyre të vjetra,

psherëtijnë dhe ecin larg por nuk dorëzohen,

nuk janë pak ata të gjorë por me dhjetëra,

nga lodhja,urija,etja e të ftohtit shkumëzohen.

Rreth nesh heshtje,

errësirë,mjerim i shkretë,

pashë një fëmijë pranë meje dhe vura re uri,

në sytë e tij të lodhur aty ku ishte mbështetë,

për të vazhduar rrugën jo nuk kishte mundësi.

Mora nga çanta ime e grisur ca peshq t’ngrirë,

ju afrova atij djali të gjorë e merri i thashë,

por pash se nga të ftohtit duart i ishin mpirë,

ja fërkova me të shpejtë pastaj në dorë ja dhashë.

Të lutem çdo ditë nga një i thash se ndryshe,

nuk mund të përjetosh këtë rrugëtim të rëndë,

të cilin duhet ta kalojmë së bashku pa mëdyshje,

duhet të ecim ndaj eja ti ngrihu në këmbë.

Ai u ngrit ngadalë dhe mua më pa aq butë,

kuptova se donte ai mua të më falënderonte,

por s’kishte forcë të fliste i dridheshin gjujntë,

oh sa dhimbje e mjerim rreth meje jehonte.

Më bëhej se shihja në gojën e tij një buzëqeshje,

duhet ecur akoma se ndryshe s mundet,

nën këmbët tona kërcet e plasarit në heshtje,

shtresa e bardhë e borës ku mbesin gjurmët.

Dikur ashtu të lodhur sikur na kap gjumi,

por për ne ska gjumë e duhet që të ecim,

e dimë se kush fle mbetet mbrapa e i vjen fundi,

midis jetës e vdekjes sonte duhet të zgjedhim.

Ndaj e dimë se ne duhet të gjithë të ecim përpara,

para nesh shfaqen sa shumë rrugë e shtigje,

të cilat janë aq të gjata dhe aq të shpërndara,

Oh sa larg që janë….sa kodra dhe sa brigje

/www.QendraPress.com/