Fillon trajnimi i mësimdhënësve në Prizren

                      Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se sot ka filluar faza e parë e trajnimit të mësimdhënësve, një nismë e rëndësishme që bëhet pjesë e projektit “Ngritja e kompetencave përmes zhvillimit profesional në fushën e menaxhimit, vlerësimeve, mendimit kritik dhe gjithëpërfshirjes”.

“Ky trajnim ka për qëllim përmirësimin e aftësive të mësimdhënësve dhe rritjen e cilësisë në arsim përmes zhvillimit të kompetencave të nevojshme”, tha ajo.

Kjo nismë është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e kualifikimeve profesionale të mësimdhënësve, të cilët luajnë një rol kyç në arritjen e cilësisë së arsimit.

Zhvillimi profesional i mësimdhënësve është një nga hallkat më të rëndësishme në arritjen e standardeve të larta në arsimin shqiptar dhe përgatitjen e një brezi të ri me mendim kritik dhe aftësi të zhvilluara.

Trajnimet zhvillohen në tri tema kryesore, me trajnerë ekspertë:

1. “Vlerësimi Formativ” – Trajner: Prof. Dr. Nazmi Xhomara

2. “Planifikimi sipas Nevojave të Nxënësit, Hartimi i Planit Individual të Arsimit – PIA” – Trajner: Prof. Dr. Bujar Thaçi

3. “Zhvillimi i të Menduarit Kritik dhe Kreativ tek Nxënësit në Arsimin Fillor” – Trajner: Prof. Mustafë Kadriu.