Çaste poetike me poeten;Alma Gjelaj SHKOZA

Mos u dorëzo ..!

————————-

Edhe kur lëndohesh mos u dorëzo

Jepi një fuqi vetes dhe shpreso

Edhe nëse problemet te komplikohen

Jeto dhe kurrë mos u dorëzo…

Vendos ne shpirt veç fjale qetësie

Qe gjithçka mbuloj me gëzim

Fali vetes me shumë butësi

Mbylli sytë e mendo veç për lumturi…

Edhe nëse njerëzit te tradhtojnë

As atëherë mos u dorëzo

Ngriu e shtrëngohu ne një vend

Dhe trego se kush je ti,se një te do e një jo…

Dhe ja ku jam ulur ne një cep te dhomës

Ju betova vetes qe kurrë s do te dorëzohem

Ja premtova vetes qe nuk do te lëndohesha me

Por ta dish qe zemrën nuk e urdhëron dot…

Atë boshllëk qe është ne kraharor të dhemb shumë

Nuk dua te qaj po lotët rrjedhin vete

Jeton me shprese qe e gjitha kjo te jetë një ëndërr e keqe

Por ja qe nuk mundet te jete…

Përpiqesh ta fshehësh me një buzëqeshje

Te shtirur por lotët dalin vete

Gjithçka te duket e shkatërruar

Dhe ti qëndron vetëm e zhgënjyer…

Me zemër te thyer,boll çohu i them vetes

Fshihi lotët e fshihi ndjenjat

Çou e jeto se ti je e forte e behu me e forte

Mos lër zemrën te lënduar por çohu dike u gëzuar…

Sepse jeta duhet e duhet ta jetosh

E jo ta durosh

Vazhdo e jeto por kurrë mos u dorëzo…

Gjithkush munde te ece me ty

Por jo për ty…?

/www.QendraPress.com/