Ka filluar vendosja e ulëseve dhe shportave të reja në Prizren
Në kuadër të punimeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike për modernizimin dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe vizitorët në zonën historike të Prizrenit, ka filluar vendosja e ulëseve dhe shportave të reja. Këto janë elemente të thjeshta, mirëpo, shumë të nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe ruajtjen e pastërtisë në këtë pjesë të rëndësishme të qytetit.