Çaste poetike me poeten;-Shire DHIMA

Të lutem!

————————-

Të lutem vjeshtë,kësaj radhë mos ik

Mos e prish argjendarinë tënde

Poezisë time ,mos i vër pikë

Lidhi pikat,lidhi fort në dengje.

Të lutem vjeshtë,kësaj radhe ktheje rrugën

Lëre argjendarinë të punoj

Thirri të gjitha reve,t’a prishin shtëllungën

Qielli të jetë i qetë,të mbretërojë.

Të lutem vjeshtë,qëndro me mua

Kopshtin e dashurisë ,tek ty e kam mbjellë

Shegë të kuqe zjarre,në brinjë qesh një ftua

Mbi çatinë e saj të këndoj një gjel.

Të lutem vjeshtë,mos më braktis

I thuaj ,le të shkoj vetmia

Me ty po derdh shpirtin,mërzitjen e gris

Me ty nuk vjen pleqëria.

Të lutem vjeshtë,mbaje fort diellin

Mos të flas me erën e pabesë

Me drithërima toke,mos t’a përziej qiellin

Drithërima mos të vrasë shpresë.

/www.QendraPress.com/