Çaste poetike me poetin;-Agim Jerliu
Stinë vjeshte ne ikje.
———————————
Kurilet mbrëmë fluturuan në rreshta
N’udhtim dhe kërkim të folës së re
Si paralajmërim se tashmë iku vjeshta
Ikën vjeshtë e bukur e dimri acartë po vje.
Erërat degë dhe lulet i kanë zhveshur
Skan më atë hijeshi dhe buzëqeshje
Vetëm aty këtu ndonjë gjethe e mekur
S’ndjej më atë gjallëri ngrohtësi vjeshte.
Mbrëmë ishte natë e ftohët vjeshtës
Natë e kthjelltë yjesh n’fund Nëntori
Këtu rrëzë prockes dhe bjeshkës,
Mëngjes i acartë e fjolla të bardha solli.
Lulet e mija t’ bukura ndërruan fytyrë,
Të mrrolura u gdhin në këtë mëngjes
S’ju ndjeva më aromë dhe atë ngjyrë
I kish palua brymë e ftohët dhe vesë.
Kurilet dje sikur më paralajmëruan
Se ikën ditët e ngrohta të vjeshtës
Drejtë vende të ngrohta shtegtuan
Kurilet ne varg e grumbuj fluturuan.
Mëngjes i bardhë gdhiu këtë ditë sot
Brymë e vjeshtës lulet i kishte ngri
Sikur ne petalet e tyre ju pashë lot
Trëndafila e lule vjollcat kishte ngri.
Agim Jerliu,Siegburg 2020
/www.QendraPress.com/